ANGLI

Ditën e sotme, Granit Xhaka, futbollisti i njohur shqiptar feston ditëlindjen. Ai ka mbushur 29 vjeç dhe urimet për të në këtë ditë të rëndësishme nuk kanë munguar.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka zgjedhur ta urojë publikisht me fjalët më të bukura të dashurisë. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të futbollistit pranë dy vajzave të tyre.

“Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita krahas fotos.

  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb