Ish-kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, vijon sulmet ndaj kreut të sapozgjedhur të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja.

Vetëm një ditë më parë, Tufa tha se Kraja ka qenë hetues i komunizmit, ndërsa sot publikon në “facebook” një dokument të kohës së diktaturës, që mban pikërisht firmën e Arben Krajës.

Duke e cilësuar këtë si “kryevepër” të kreut të sapozgjedhur të SPAK, që të bënte gjëmën për t’i prishje “moralin komunist”, shkrimtari thekson se ky është procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi.

“Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thush më? Meqë deshët fakte…

Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë! Ndalemi me kaq, se ka më…”, shkruan shkrimtari Tufa.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb