TIRANË- Emisioni “Të bësh ekonomi” në News24 i gazetares Vjollca Kongjoni diskutoi sot ndryshimet në kodin penal për informalitetin në ekonomi. Presidenti i BiznesAlbania, Luan Bregasi deklaroi se biznesi mbështeti aksionin për formalizim i nisur nga qeveria më 1 shtator dhe tha se është koha që të bëhet formalizim të ekonomisë.

“Biznesi mbështeti aksionin për formalizim. Erdhi koha që të bëhej formalizimi i ekonomisë. Ndërsa për rrugët e realizimit kemi pikëpamjet tona”, tha Bregasi.

Ndërkaq Zana Guxholli, pedagoge ekonomie tha se lufta ndaj informalitetit është kthyer kundër biznesit. “Lufta kundër evazionit është e përhershme. Lufta anti-informalitet është kthyer kundër biznesit. Aksioni anti-informalitet, nuk ka sjellë asnjë efekt. Ky lloj aksioni s’e ndihmon biznesin, e falimenton”, tha Guxholli.

Eksperti kontabël, Agim Binaj u shpreh pro formalizimit të ekonomisë por tha se qeveria duhet të diskutojë me biznesin. “Qeveria duhet të ulet të diskutojë me biznesin. Gjendja në këtë pikë, për shkak të keqmenaxhimit”, tha Binaj. Ndërsa sipas biznesmenit Ilir Zhilla, presioni i aksionit të nisur po bie mbi biznesin e formalizuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb