TIRANE-Për një pjesë të konsiderueshme të lexuesve të BalkanWeb duhet të krijohet një institucion i ri ku të drejtohen për të bërë denoncime, pasi ato aktuale nuk të ngjallin besim. Ky ishte rezultati i sondazhit online në BalkanWeb, me temën, “Ku keni më shumë besim të bëni një denoncim?”

Për pyetjen e shtruar, BalkanWeb ofroi për lexuesit të votojne opsionet; Policia, Prokuroria, Media, Opozita, marrë shkas nga denoncimet e ‘qytetarit dixhital’ që ish-kryetari i PD, Berisha publikon shpesh në rrjetin social Facebook, si dhe kategoria, “Tek asnjëra’ nga këto më lart.

Në pak ditë i publikuar, sondazhi mblodhi qindra vota. Nga data 4 Maj, kur sondazhi hyri online e deri sot, tema në fjalë numëron 1 427 vota. 34% e votuesve zgjodhën opsionin se nuk besojnë tek asnjë nga institucionet zyrtare apo jozyrtare për të bërë një denoncim. Perqindja le te nenkuptohet se kjo kategori beson se institucionet ose janë ‘shurdhe’ ndaj denoncimeve të qytetarit, ose ky denoncim nuk kalon më pas në planin e zbatimit.

Por, habi është që një shumicë e konsiderueshme e votuesve kanë votuar, Opozitën si institucion ku besojnë më tepër se policia për të bërë një denoncim. 32% zgjedhin opozitën duke mos mbetur pas media si institucion i besueshëm për qytetarin, duke mbledhur 17% të 1 427 votave.

Për një denoncim në Polici besim kanë shprehur 14% e votuesve të lartpërmendur.
Edhe pse i sugjeruar nga ministri i Drejtësisë, Manjani, prokuroria është renditur e fundit për besimin që tregojnë qytetarët, mbi faktin se ku të drejtohet për të bërë një denoncim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb