Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi ka deklaruar se banorët e fshatrave të qarkut ku ai është i angazhuar janë braktisur për 8 vite nga Rama.

Bardhi thotë se prej braktisjes së Ramës, të rinjtë nëpër fshatra po ikin.

Ai premton se me PD në qeveri do të jenë 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë. Për Bardhin me PD Elbasani dhe Shqipëria fitojnë.

 

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI

Banorët e fshatrave të qarkut Elbasan mbijetojnë falë punës së palodhur nga ku sigurojnë produktet e bujqësisë dhe blegtorisë. Socialistë e demokratë kanë 8 vite të braktisur nga Edi Rama. Asnjë premtim i mbajtur, asnjë mbështetje, zero investime. Kjo ka sjellë braktisjen masive të fshatrave nga të rinjtë. Imagjinoni nëse ata do kishin një qeverisje që u bën rrugët, u siguron vaditjen dhe jep rimbursim për bujqësinë e blegtorinë. Pikërisht kjo qeverisje do vijë me 25 prill.

Ne do të kthejmë normalitetin në jetën e çdo banori të fshatrave tona, duke ndalur braktisjen masive nga të rinjtë. 100 milion euro në vit mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë do shkojnë për fshatarët dhe fermerët, jo për xhepat e miqve të qeveritarëve.

Me Partinë Demokratike Elbasani fiton. Shqipëria fiton

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb