Të qeshura, imazhe të bukura dhe tronditëse: këtë vit Festivali i Filmit në Kanë ofron një platformë të paparë për filmat që edhe një herë ngrejnë alarmin për shkatërrimet e krizës ekologjike, me ambicien për të sfiduar shikuesin “pa i bërë ata të ndihen fajtorë”.

Kanë kaluar 25 vjet që nga “Një e vërtetë e papërshtatshme”, filmi që tregonte luftën e ish-zëvendëspresidentit të SHBA-së, Al Gore, për klimën, i shfaqur në 2006 dhe i prezantuar në Kanë në 2007 dhe që më pas u kurorëzua me një Oscar.

Sot, aktori dhe regjisori francez Louis Garrel ka vendosur të propozojë një komedi të lehtë, “Kryqëzata”, ku luan përkrah bashkëshortes së tij, aktorja Laetitia Casta, rolin e një babai të mbingarkuar nga angazhimi ekologjik i djalit të tyre 13-vjeçar.

“Subjekti është aq serioz, i vështirë, mbizotërues, saqë për të folur për të ne kemi hapur shumë dyer nën shenjën e humorit. Ne i japim shikuesit mundësinë që të mos ndihet i lënë në qoshe (…), përndryshe është shumë e vështirë për ta”, tha Garrel.

“Një satirë sociale, filmi i tij flet për një “brez që ka frikë të vdesë” dhe në të njëjtën kohë jeton “një përvojë ngazëllyese … si një revolucion, që nuk është i dhunshëm, por që mund të bëhet i tillë”, shtoi ai.

Ky skenar është përfaqësuesi i vetëm i kësaj vepre komike midis shtatë filmave në seksionin “Kinema për Klimën”, të ofruar këtë vit nga festivali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb