Këngëtaret Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce, si dhe anëtarët e familjes Kardashian, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian mbajnë pozicione në listën e sivjetme të Forbes të femrave më të pasura të Amerikës.

Rihanna është artistja më e pasur femër në këtë listë të Forbes. Ajo është aktive në industrinë e veshjeve dhe produkteve të bukurisë dhe ka një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh, të cilën Forbes ia atribuon suksesit të saj si në muzikë ashtu edhe në shitjet e kozmetikës nga kompania e saj Fenty Beauty.

Më pas renditet këngëtarja Taylor Sëift. Pasuria e këngëtares amerikane vlerësohet të jetë 740 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave, sipas Forbes, vjen nga albumet e saj rekord dhe të ardhurat nga biletat e turneut.

Beyonce, e cila aktualisht po performon koncerte në Evropë si pjesë e turneut të saj botëror, sipas Forbes, ka një pasuri neto prej 540 milionë dollarë, nga karriera e saj tre dekadash në muzikë.

Gazetarja Oprah Ëinfrey ndiqet më pas nga sipërmarrësja e realitetit televiziv “Keeping Up ëith the Kardashians” Kim Kardashian dhe motra e saj, modelja dhe sipërmarrësja Kylie. Menjëherë më pas renditet nëna e tyre.

Madonna dhe Celine Dion, ndiqen më pas nga Dolly Parton. Pas saj vijnë: Reese Ëitherspoon, Sonta Raims, Diane Hendricks, Judy Faulkner.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb