Hermes Nikaj rrëfehet ekskluzivisht nga qelia e 313-ës

I njohur si “Zogu i Tiranës” në shoëbizz, ai rrëfen 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë.  “Jam Zogu i Tiranës, të telefonoj nga Burgu 313”, ishte telefonata që Hermes Nikaj bëri nga qelia për të rrëfyer për herë të parë për “Panorama Plus” se ç’po ndodh me të në burg, 5 javë pas arrestimit në flagrancë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat e tij, Hermes rrëfen si iu shkatërrua jeta brenda një nate, duke pretenduar se është i pafajshëm.

Reporteri i Vox pop-eve për disa emisione të rëndësishme në “Tv Klan” e “Ora Neës”, së fundi provoi dhe kinemanë si aktor në filmin “Falco” të Bes Kallakut.

Për grackën që jeta i ngriti pas kamerave si në filmat aksion, ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm, 26-vjeçari i rrëfen në këtë intervistë për herë të parë pas hekurave .

Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Zogu i Tiranës: Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”

Si u ndjeve në momentin që të arrestuan në flagrancë, në një hotel në periferi të Tiranës? E kishe imagjinuar veten ndonjëherë në atë situatë?

Zogu i Tiranës: Jam ndjerë shumë keq. E përjetova si të ishte fundi i botës. Në momentin e arrestimit më trajtuan shumë, shumë keq, sikur të isha një kriminel dhe ky shok psikologjik që përjetova ndikoi edhe në kujtesën time. E vërteta ime është që unë jam i pafajshëm. Çdo gjë që është bërë atë natë është me dëshirë. Askush nuk është ankuar apo dëmtuar nga veprimet e mia, apo të ketë kallëzim ndaj meje. Askush s’ka ardhur të marrë dëshminë time. Kjo është bërë për të ulur imazhin tim si personazh televiziv.

Po ndërkohë, në media janë publikuar disa biseda të tuat ku bëhen pazare të ndryshme për prostitucion. Ç’mund të thuash?

Zogu i Tiranës: Ato biseda nuk kanë asgjë të vërtetë. Gjithçka është e sajuar, shtrembëruar dhe e montuar, dikush më ka bërë keq me tendencë për të më shkatërruar.

Je komentuar edhe për shitblerje votash. Kaq i rrezikshëm ke qenë?

Zogu i Tiranës: Asgjë nuk është e vërtetë. Unë s’kam përfituar asnjë 200 lekësh për shitblerje votash. Nuk kanë ku të kapen dhe sajojnë histori të tilla. Ç’lidhje kam unë me Partinë Socialiste? Unë jam demokrat i flaktë. Unë e kam deklaruar nëpër programe televizive që idhulli im është Sali Berisha. Unë do bëj një gjyq tjetër, ku do kërkoj ndryshimin e masës “Arrest me burg”, se kjo është një masë e papërshtatshme për mua.

E si po ia kalon në Burgun 313? Ka diçka argëtuese në këtë dramë jete?

Zogu i Tiranës: Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rënduar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli.

Si sillen të burgosurit me ty, ndihesh i frikësuar?

Zogu i Tiranës: Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin çokollata, paketa, përkujdesen për mua.

Je bërë mik special me ndonjë?

Zogu i Tiranës: Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë.

Si i kalon mbrëmjet, kur bie të flesh dhe kur zgjohesh?

Zogu i Tiranës: Unë gdhihem e ngrysem me shpresën se e nesërmja nuk do të më gjejë brenda këtyre mureve të qelisë. Kjo është shpresa ime. I lutem Zotit që të dal sa më shpejt. Nëse unë nuk dal, më mirë të vdes sesa të qëndroj këtu. Unë do të tentoj të vras veten nëse shpallem i fajshëm. Çdo gjë është e sajuar.

Kush vjen të të takojë në Burgun 313?

Zogu i Tiranës: Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s’jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim.

Mikeshat VIP kanë ardhur të të takojnë?

Zogu i Tiranës: Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv.

Je informuar për fatin tënd, çfarë dënimi rrezikon?

Zogu i Tiranës: Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume.

Të ka transformuar burgu fizikisht?

Zogu i Tiranës: Kështu vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i burgut” të gjithë, nga të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut!

Çfarë ke bërë ti aty për të tërhequr vëmendjen?

Zogu i Tiranës: Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Burgu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu.

Keni hyrë në bisedë, të kanë treguar çfarë krimesh kanë bërë?

Zogu i Tiranës: Shfrytëzim prone ose trafik droge, gjëra të tilla.

Janë të mirë në pamje?

Zogu i Tiranës: Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.

Të ka shkuar në mendje të arratisesh?

Zogu i Tiranës: Asnjëherë, s’doja të ikja në këtë mënyrë nga burgu. Unë s’ kam lidhje me akuzën, ashtu siç më thanë familjarët se ishte trajtuar kjo çështja e prostitucionit tek “Opinioni”. Dua të theksoj se nga të arestuarit me mua, kanë dalë të gjithë, vetëm unë jam brenda. Ndihem aq keq, sa ndonjëherë mendoj sikur të isha një zanë mali ose shtojzovalle e të zhdukesha nga këtu.

Në televizion ke bërë dhe një ruubrikë “Në çantën e…” ku zonja politikane, biznesmene apo vajza VIP të tregonin në ekran sendet e tyre personale. Ka shfaqur ndonjëra interes të të ndihmojë në këtë situatë?

Zogu i Tiranës: E vërteta është që gjatë punës sime në televizion kam krijuar miqësi me politikanet, po s’ua mbaj mend numrat që t’u telefonoj. Jo vetëm të famshmit, por edhe njerëzit e thjeshtë kanë qeshur me mua e më kanë dashur. /Panorama Plus

http://www.panorama.com.al/ekskluzive-sa-hyra-te-burgosurit-me-shpallen-me-seksin-mes-tyre-mua-me-do-cdo-mashkull-hermes-nikaj-rrefen-pas-arrestimit-do-te-tentoj-te-vras-veten-nese-e-plote/

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb