ANGLI – Siguria e ndërtesës së njohur Canary Wharf në Londër është vënë në diskutim pasi dy djem u ngjitën në majën më të lartë të ndërtesës duke prekur kulmin e piramidës së çatisë.

Dy djemtë që kanë kanalin e tyre në YouTube, u ngjitën pa u vënë re nga askush dhe postuan videon online.  Ata prekën majën e pjesës së çatisë në formë piramide, duke admiruar pamje të mrekullueshme nga qyteti i Londrës gjatë natës dhe më pas dolën nga ndërtesa sikur asgjë s’kishte ndodhur.

Në fillim të videos njëri nga djemtë thotë: “Po sfidojmë pak veten këtu. Do të përpiqemi të arrijmë në majë edhe pse duket e pamundur. Kjo është ndërtesa e dytë më e lartë në Londër dhe do përpiqemi të prekim çatinë e saj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: