Barcelona ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dikurshëm por disa lojtarë vijojnë të jenë të dashuruar me klubin blaugrana, një prej tyre është dhe Neymar. Në fakt mbi këtë çështje ka disa versione, i fundit vjen nga e përditshmja “Sport” e cila shkruan se braziliani nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për tu rikthyer sërish në “Camp Nou”.

Sport
Sport

Neymar nuk dëshiron të rinovojë me PSG, kërkohet nga disa skuadra por objektivi i tij nuk ndryshon, kërkon të rikthehet në Barcelonë dhe për këtë është i gatshëm të bëj dhe një sakrificë ekonomike duke parë problemet financiare që ka klubi blaugrana. I fiksuar për të veshur fanellën e Barçës është dhe Memphis Depay.

Mundo
Mundo

E përditshmja tjetër spanjolle, “Mundo Deportivo” sjell një deklaratë të sulmuesit holandez: “Kujt nuk do ti pëlqente të luante aty?”. Me këto fjalë Depay nuk fsheh dëshirën e tij për tu transferuar në Barcelonë, madje sipas “Mundo Deportivo” palët kanë arritur një akord paraprak, një kontratë 4-vjeçare ndërsa kosto e këtij operacioni në janar do të jetë shumë herë më e ulet se sa flitej, afro 5-6 milion euro, por më parë Barcelona duhet të shes ndonjë lojtarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb