ELBASAN

Arrestohen 3 persona në Elbasan për vepra të ndryshme penale.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetas që ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit në subjektet e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasit:

F. D., 41 vjeç dhe K. Z., 58 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokaleve në pronësi të tyre u konstatua se ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare me faqe të hapura për baste sportive.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. S., 38 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi;

M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka goditur nga mbrapa dy mjete të parkuara.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht ish-të dashurën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: