MIRDITË

Policia Rrugore e Lezhës vë në pranga një drejtues mjeti dhe pasagjerin. Kjo pasi, drejtonte mjetin në gjendje të dehur, nuk iu bind urdhrit të Policisë për shoqërim në ambientet e Policisë dhe në bashkëpunim me pasagjerin kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: