TIRANE- Në sajë të masave për rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë aksionesh gjatë natës. Kështu, në sajë të kontrolleve, u arrestuan 5 drejtues mjetesh, mes tyre edhe një femër. Pas kontrolleve, rezultoi se ata drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

“Vijon kontrolli me Drager nga Policia Rrugore e Tiranes per te evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh qe abuzojne duke drejtuar mjetin nen efektet e alkoolit apo ne gjendje te dehur.
Deri ne keto momente 5 drejtues mjetesh te arrestuar, nje prej tyre femer, pasi drejtonin mjetet ne gjendje te dehur.

14 Leje Drejtimi te pezulluara per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
Shtetasi me iniciale E.G, u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.66 mg/l, testi i dyte 0.67 mg/l
Shtetasja me iniciale T.M u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.59 mg/l, testi i dyte 0.60 mg/l
Shtetasi me iniciale I.K, u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoloit ne masen testi i pare 0.86mg/l, testi i dyte 0.92 mg/l
Shtetasi me iniciale A.H u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.54mg/l, testi i dyte 0.57 mg/l.
Shtetasi me iniciale E.M, u verifikua se drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.61mg/l, testi i dyte 0.62 mg/l.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Kontrolle u ushtruan edhe në rrugën Durrës-Tiranë. “Me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugen interurbane Durres-Tirane. Me Radar per te parandaluar shpejtesine tej normave te lejuara me qellim rritjen e parametrave te sigurise rrugore.
16 Leje Drejtimi te pezulluara per shpejtesi qe variojne nga 140 km/h deri ne 182 Km/h.
Drejtues e drejtuese mjetesh qe abuzojne me shpejtesine duke u kthyer ne burim aksidenti.”, thuhet në njoftim.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: