TIRANE- Gratë që vuajnë dënimin në burgun “Ali Demi” në Tiranë, do të mundin të festojnë këtë 8 mars. Kjo falë një biznesi që është ofruar për t’i ardhur në ndihmë këtyre grave, pas transmetimit të emisionit “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko mbrëmjen e djeshme në “News 24”.

Lajmin e ka bërë të ditur Xhoi Jakaj, njëra prej panelisteve në emisionin e mbrëmshëm, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Pas emisionit të transmetuar të Ola Bruko Papaproko mbrëmë në “News 24”, sot u afrua një biznes për të festuar 8 marsin e grave të IEVP “Ali Demi” Tiranë. Dhe stafit tim të palodhur. Si dhe punësimin e 10 grave që lirohen ketë vit. Unë kam përzemër të jem e vërtetë në atë që them. Te ne ka vepra konkrete e kështu duhet të ecë shoqëria shqiptare. Ola flm për kontributin tënd”, shkruan Xhoi Jakaj.

Gjatë emisionit kanë rrëfyer historitë e tyre edhe disa nga gratë që përfituar lirinë nga amnistia e fundvitit.
emisioni

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb