Kryetari i Komisionit të ekonomisë foli në një prononcim për mediat për nënkryetaren e këtij Komisioni dhe njëkohësisht deputeten e PD Sorina Kotin ku tha se “ajo nuk gjeti kurajon t’i thoshte ambasadores së SHBA Yuri Kim” se pse ende mbështet Sali Berishën, të cilin Shalsi e cilësoi vetëm si “non-grata”.

Shalsi tha se “Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA”.

“Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara”, u shpreh Shalsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb