Dhimbjet e kokës mund të kurohen pa marrë qetësues. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore u drejtohet praktikave natyrale dhe jo medikamenteve. Ai thotë se ilaçet e lënë aty problemin, thjesht e “mbulojnë” përkohësisht, ndërsa për të kuruar duhet zbuluar shkaku.

I ftuar tek “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, Merja sqaron se nëse kemi dhimbje në pjesën e prapme, shpesh shkak është cervikalja, në lobin e përparëm duhet të dyshojmë për sinozit, në pulsim të anëve të kokës, problemi lidhet me ndonjë virozë.

Merja thotë se në fillim duhen pirë 2 gota ujë për të vërejtur nëse dhimbja vjen nga toksinat në kokë apo mungesa e duhur e lagështirës, ndërsa jep edhe sugjerime për kurimin e secilës duke besuar si përherë tek çajërat qetësues e pastrues të organizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb