IZRAEL

Izraeli ja nxjerrë të dhëna të reja inkurajuese nga programi i vaksinimit me prodhimin e Pfizer.

Rezulton se në realitet vaksina e Pfizer në Izrael deri tani në kampionin prej 600 mijë njerëzish të vaksinuar ka parandaluar 94% të infekstimeve.

Kjo shifër është shumë e afërt me efektivitetin që solli Pfizer në provat paraprake para miratimit.

Si rast u morën personat që kishin kontakte të afërta me COVID-19 apo për ata që kishin simptoma. E njëjtë ndodhi edhe me grupmoshën mbi 70 vjeç.

Ndërkohë Izraeli mund të konsiderohet si shteti kampion për vaksinimin, pasi ka shkallën më të lartë të vaksinimit të popullsisë në gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb