Situata vijon të jetë e rënduar në dy spitalet e kthyer në COVID, tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy pacientë te “COVID-2 – Shefqet Ndroqi” janë në gjendje të rënduar, ndërsa katër të tjerë tek Infektivi ndodhen në terapi intensive.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë”, njoftoi ministria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb