Vijon të rritet frikshëm numri i të vdekurve nga koronavirusi, duke shkuar në 2619 viktima në të gjithë botën. Ndërkohë që numri i të infektuarve nga ky virus vdekjeprurës ka arritur në 79 mijë.

Virusi shpërtheu në Kinë, ku janë shënuar edhe pjesa dërrmuese e viktimave dhe të prekurve, por tashmë është kthyer në një alarm botëror, pasi ka prekur thuajse gjithë botën.

Mediet botërore raportojnë për 27 viktima nga koronavirusi jashtë Kinës, ku tre prej tyre janë në Itali. Gjithashtu, e alarmuar nga ky virus është edhe Koreja e Jugut, ku rasti i të prekurve ka arritur në 760, si dhe 8 viktima, ndërsa në Itali janë infektuar 152 persona.

Ndërkohë, virusi ka mbërritur edhe në Lindjen e Mesme, ku janë konfirmuar 43 raste në Iran, 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Lista e shteteve të prekura nga koronavirusi (Në përditësim)

Kina me 2.592 të vdekur 77 150 të prekur nga coronavirusi sidomos në provincën e Hubei
Hong Kong: 74 të prekur, 2 të vdekur
Makao: 10 të prekur
Japoni: 838 të prekur përfshirë 691 persona që ndodheshin në kroçerën e Yokohama, 4 të vdekur
Koreja e Jugut: 763 të prekur, 7 të vdekur
Itali: 165 të prekur , 4 të vdekur
Singapor: 89 të prekur
Iran: 43 të prekur, 12 të vdekur
SHBA: 35 të prekur, një amerikan i vdekur në Kinë
Tajlandë: 35 të prekur
Tajvan: 28 të prekur, 1 i vdekur
Australi: 23 të prekur
Malajzi: 22 të prekur
Vietnam: 16 të prekur
Gjermani: 16 të prekur
Francë: 12 të prekur, 1 i vdekur
Emiratet e Bashkuara Arabe: 13 të prekur
Mbretëria e Bashkuar: 13 të prekur
Kanada: 10 të prekur
Filipinë: 3 të prekur , 1 të vdekur
Kuvajt: 3 të prekur
Indi: 3 të prekur
Rusi: 2 të prekur
Spanjë: 2 të prekur
Bahrain: 1 i prekur
Liban: 1 i prekur
Izrael: 1 i prekur
Belgjik: 1 i prekur
Nepal: 1 i prekur
Sri Lanka: 1 i prekur
Suedi: 1 i prekur
Kamboxha: 1 prekur
Finlandë: 1 i prekur
Egjipt: 1 i prekur

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb