Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.953 teste, ndërsa janë regjistruar 87 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 26, Radovish – 9, Kumanovë dhe Kratovë nga 6, Prilep – 5, Manastir, Strumicë, Koçan dhe Kërçovë nga 4, Negotinë dhe Dellçevë nga 3, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë dhe Sveti Nikollë nga 2, Kavadar, Shtip dhe Kriva Pallankë nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 197 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

MSH ka konfirmuar 17 viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.891, numri i pacientëve të shëruar është 146.499, numri i vdekjeve është 5.249, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.143.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb