TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla për mbledhjen e të dhënave personale të prindërve, siç tha ajo për të ndërtuar një komunikim më të mirë.

Vokshi bën një ‘sqarim’ për të gjithë prindërit, të cilëve iu bën thirrje të refuzojnë të firmosin formularët e kërkuar pa pëlqimin e tyre. Sipas saj, të dhënat personale që do keqpërdoren duke ju ushtruar presion të çdo forme.

DEKLARATA E VOKSHIT
KUR “PADIJA” DHE E “LIGA” BËHEN BASHKË,
Jo një replikë me Ministren Lindita Nikolla, që i quan “shkollat kot”, por një SQARIM për të gjithë PRINDËRIT, që kanë FËMIJËT NË SHKOLLAT PUBLIKE.
Të dhënat që lidhen me identitetin e personit (emër, mbiemër, nr. ID,
nr. Tel apo adresa e-mail) kanë KARAKTER PERSONAL. Neni 3 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, përcakton si të dhëna personale çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një NUMRI IDENTIFIKIMI, ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor,
ekonomik, kulturor apo social. Për rrjedhojë, ato përfshihen
në hapësirën që mbron #KUSHTETUTA.
Urdhri i dhënë nga Ministrja Nikolla, në zbatim të kërkesës së Kabinetit të Kryeministrit, ka shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (nenin 6 dhe 7) Në shkelje të hapur të #Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Prindërit edhe sot gjenden përpara detyrimit për të bërë publike të dhënat e tyre personale, pa iu dhënë asnjë arsye përse kërkohen.
Të dashur prindër,
– REFUZONI të firmosni formularët për pëlqimin tuaj për të dhënat personale (foto 4).
– REFUZONI të jepni të dhënat personale që do keqpërdoren duke ju ushtruar presion të çdo forme.
DUKE REFUZUAR, THJESHT ZBATONI LIGJIN!!!
Partia Demokratike:
1- E ka denoncuar këtë shkelje flagrante të ligjit;
2- I ka dërguar shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave (foto 1,2,3) që të reagonte në mënyrë urgjente. Është e TURPSHME heshtja e Komisionerit!!!
3- Ka dërguar padi penale në Prokurori, për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministret Lindita Nikolla dhe Orgerta Manastirlliu (foto 5).
4- Ka thirrur në Komisionin e Arsimit Ministren Nikolla për të raportuar rreth kësaj çështje.
Vetëm disa ditë më parë, Parlamenti Europian ka kërkuar masa më të rrepta për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. E për një vend që kërkon të aderojë në Europë, një shkelje e tillë flagrante e ligjit është e patolerueshme. Por këta nuk janë “Qeveria e Ligjit” por “Qeveria e Maliqit…!”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb