Nga: VJOLLCA KONGJONI*

TIRANË- Thellohet deficiti në mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave edhe për 7 mujorin e këtij vitit mbledhja e të ardhurave nga tatimet dhe doganat rezulton 11 % më pak se plani fillestarë i qeverisë. Gropën më të madhe në buxhet e ka thelluar TVSH-ja në rënie më 3.6 % krahasuar me parashikimet e fillim vitit.

Në 7 muajt e parë të vitit 2015 totali i të ardhurave është realizuar në masën 54 % duke mbledhur vetëm gjysmat e të ardhurave të planifikuara. Deri në muajin korrik arkës së shtetiti i mungojnë 11 miliardë lekë të ardhura.

Doganat dhe tatimet kanë realizuar 11% më pak të ardhura nga sa pritej për këtë periudhë, ndërkohë për 6 mujorin mosrelaizmi i tyre ishte 10%. Sipas të dhënave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave për periudhën janar-korrik vërehet se mosrealizimi më i madh ka ardhur nga zëri kryesor i të ardhurave, TVSH-së me 3.6% më pak se plani i fillim vitit dhe 2% më pak se fakti i vititi 2014.

Pikërisht për të arritur objektivat qeveria ka vendosur të nisë në muajin shtator reformën në luftën kundër informalitetit. Performancë e dobët vërehet edhe në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin.

Arkën e shtetiti vijonë ta rëndojnë edhe të ardhurat e pakta të mbledhura nga akciza në dogana. Në muajin korrrik të ardhurat nga akciza rezultojnë 23% më pak se objektivi për vitin 2015. Ndikim pozitiv në buxhet vijojnë ta japin të ardhurat jotatimore me një rritje me 32 % për muajin e kaluar, të ardhura këto me efekt të përkohshëm pasi mblidhen nga taksat në arsim apo nga shitja e licencave 4G. Gjatë kësaj periudhe qeveria ka hasur vështirësi edhe në realizimin e investimeve publike, ku 5.5 miliardë lekë kanë mbetur pa u shpenzuar. Në aktin normativ për rishikimin e buxhetiti qeveria ka ulur planin vjetor të të ardhurave me 16 miliardë lekë si për të ardhurat ashtu dhe për shpenzimet duke ruajtur nivelin e deficitit buxhetor, një rekomandim ky i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: