Të dhënat personale të gati 400 000 njerëzve të testuar për koronavirus në Sllovaki përfunduan të pambrojtura në internet pas një prishjeje të sistemit kompjuterik shëndetësor shtetëror, konfirmoi Qendra Kombëtare e Informacionit Shëndetësor e vendit (NCZI).

”Defekti u arrit të riparohej”, u tha gazetarëve shefi i NCZI Peter Bielik.

Një grup i të ashtuquajturve hakera etikë kishin raportuar problemin.

“Ne nuk kishim qëllim për të kërkuar të dhëna fare, ishte një rastësi e plotë që hasëm gjatë një kërkimi të thjeshtë në internet”, theksoi specialisti informatik Pavol Luptak i faqes së lajmeve Pravda.sk.

Ai dhe kolegët e tij shkarkuan grupe të të dhënave nga 130 000 pacientë për testim dhe më pas lajmëruan autoritetet për problemin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: