Të dhëna tronditëse vijnë nga Ukrainë, ku në ditën e pestë të luftës nga pushtuesit rus raportohet se janë larguar nga vendi mbi 400 mijë njerëz.

Agjencia e kombeve të Bashkuara për Refugjatët njofton se janë larguar nga Ukraina rreth 422 mijë njerëz, të cilët kanë shkuar në vendet fqinje për t’i shpëtuar luftës.

Një zëdhënëse e kësaj agjencie tha se UNHCR po i konsideron njerëzit që ikin nga Ukraina si refugjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb