Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar  para qytetarëve të Vlorës se Rama më 25 prill, të dielën largohet bashkë me kriminelët.

Basha thotë se Rama nga paniku këto ditët e fundit i është kthyer sërish marifeteve të vjetra, por ai siguron se shqiptarët më 25 prill, me paqe e vendosmëri do të shkojnë masivisht tek kutitë e votimit.

Ai shton se fitorja e PD më 25 prill do i takojë gjithë shqiptarëve, demokratëve dhe socialistëve kokëulur.

 

‘’Orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madhe, paqësore, dinjitoze, për të vendosur, për t’i thënë Ramës boll më, boll më shkatërrim, dhe autorit të shkatërrimit dhe të hapin zemrat për ndryshimin. Cilin numër? 9. Është qyteti me emigracionin më të lartë Vlora, bijtë e bijat e Vlorës do të votojnë për të pasur këtu mundësitë europiane për shkollim, arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz. Rini i mrekullueshme e Vlorës, do të votojnë cilin numër? 9.

Rinia e Vlorës, jemi rkenarë me ju, kemi besim tek ju, ditën e dielë për prindërit tuaj, për ndryshimin, për numrin 9. Për fermerët e peshkatarë, sipërmarrës, vlonjatë. Nuk ja dalin dot, në Vlorën e kapur nga njeriu që e kapi, e bëri naftën për vlonjatët më të shtrenjtën në botë, pas Singaporit e Suedisë. Për të çliruar ekonominë tonë, për t’i kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, për t’i hequr terrorin e abuzimit të bandave. Për të çliruar, për të mbajtur Shqipërinë, votojmë cilin umër

Vlora që e ndau Shqipërinë nga Lindja, me Ismail bej Vlorën. A do e pranojmë më të kthehmi përsëri në Lindje? A do e pranojmë? Mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni numrin 9, për Europën, numrin 9.

Nga paniku Rama i është kthyer marifeteve të vjetra, me shpresën e rrënuar. Ne jemi bashkë, krah për krah, me gëzimin, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për shqiptarët, për Shqipërinë. Bashkë do t vazhdojmë, si qytetarë dinjitozë, me paqe e vendosmëri, për të sjellë ndryshimin masivisht në kutët e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë, vetëm 3 ditë për t’u ndarë nga e keqja, për fitoren më të thellë të Vlorës e mbarë Shqipërisë. Fitore që do i takojë çdo shqiptari, çdo të riu e të reje. Do i takojë edhe socialistëve kokëulur të Vlorës e Shqipërisë. Vëllezërit e motrat që do të çlirohen nga banda që ka marrë peng vendin. Votoni dhe ju si shumica dërrmuese numrin 9. Për Vlorën, për Shqipërinë si gjithë Europa, bashkë për ndryshim, Vlora fiton, Shqipëria fiton. ‘’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb