Deputetja Mesila Doda, në fjalën e saj në Kuvend, ndërsa po diskutonte mbi ligjin për Dosjet, ka kërkuar krijimin e një Komisioni për vlerësimin e të gjithë dëmeve të bëra nga komunizmi.

Ajo i ka kërkuar Lindita Nikollës hapjen e dosjeve për 140 deputetët që të dihet e shkuara e të gjithëve.

“Më vjen mirë kur ju dëgjoj të flisni me këtë gjuhë. Po të nderuar miq ka disa akte që janë detyrim, të Këshillit të Europës që kërkojnë dënimin e krimeve të Komunizmit.
Shumë prej jush më thoni pse mëresh me këtë histori. Bota nderon memorien pozitive por edhe atë që ka të bëjë me një të kaluar kriminale. Nëse nuk i pranojmë e dënojmë nuk kemi kryer detyrën e ngarkuar nga histori. Do ta votoj ligjin sot. Çdo ligj që afron të vërtetën duhet të përkrahet e të aprovohet. Kjo nuk është qasje e plotë. Parlamenti duhet të marrë hapa të tjerë. Rumania që në fillim të tranzicionit dënoi komunizmin, ne nuk e bërë kurrë. Të majtë e të djathtë duhet të bëhemi bashkë që të ngremë një komision për të gjitha dëmet e bëra. Ende demokracia është ndërtim pa leje për liderat tanë sepse nuk kemi dënuar atë që ka mbjellë komunizmi në secilin prej liderëve që drejtojnë.
Duhet ti mësojmë fëmijëve tanë të kaluarën në tekstet shkollore.

E nderuar zonjë bëji kërkesë Autoritetit të hapë dosjet për 140 deputetët, të dimë se të shkuarën tonë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb