TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e cila njihet thjesht si Fifi, shpesh gjendet në qendër të vëmendjes. Jo vetëm për shkak të karrierës, por edhe jetës personale.

Prej gati një viti ajo ka bërë publike romancën e saj me Adis Patushin, lidhje e cila komentohet shpesh në rrjete sociale nga ndjekësit e saj e jo vetëm. E duket se veç komenteve pozitive, të shumta kanë qenë edhe ato negative për lidhjen e tyre, të cilat Fifi i ka adresuar shpesh.

Sikurse ka bërë edhe së fundmi në emisionin “Zemër Luana”, ku ajo u bë pjesë e një loje.

E pyetur se:

“Çfarë ke për t’u thënë “gojëve të liga” që Adisi të do vetëm për vëmendje e për famë?”, Fifi nuk ngurroi të tregonte gishtin e mesit, teksa shtoi:

“Bëj gjithçka për të! Ai ka ardh në një moment në jetën time që më kanë ofendu, bullizu e ça s’më ka thënë publiku e m’ka kap si një shqiponjë e më ka nxjerrë prej aty”, përfundoi Fifi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: