Pasi u rikthyen tek titulli kampion pas 26 vitesh “letargji”, të gjithë në shtëpinë e kuqe shpresonin të ndërtonin një ekip që do dominonte futbollin shqiptar për shumë vite. Në mënyrë të çuditshme, Partizani jo vetëm që nuk e bëri kurrë diçka të tillë por sot janë shumë pranë një dështimi total.

Melo
Melo

Dy humbjet në dy derbit e fundit, ndryshimi i trajnerët dhe i gjithë kaosi i krijuar ka bërë që të kuqtë ta shohin veten në vendin e 5-të në kuotën e 38-të pikëve, 3 pikë larg vendit të tretë. As kalendari nuk është shumë premtues teksa në dy javët e ardhshme duke të bëjnë llogaritë me dy kundërshtarë që gjithashtu synojnë europën, luajnë me Vllazninë në transfertë dhe më pas presin Skënderbeun në kryeqytet.

Partizani
Partizani

Të eliminuar me trup nga Kupa e Shqipërisë dhe me titullin që është thjeshtë i pamundur, Partizanit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të siguroj një biletë për në europë por as kjo tashmë nuk është e sigurt. Përjashto Luftëtarin dhe Flamurtarin, të gjithë ekipet e tjera shpresojnë të sigurojnë një vend të europë, në këto kushte të kuqtë nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Bitri
Bitri

Nëse Partizani nuk arrin as këtë objektiv, ky do të ishte një dështim i madh, një dështim do të vinte në pikëpyetje edhe ecurinë e tyre në vijim pasi mos prezenca në Europë do të thotë një humbje shumë e madhe në aspektin ekonomik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb