Mbi premisën e të drejtave të njeriut është negociuar për krijimin e shtetit të Kosovës dhe është vendosur si fondamenti shtetërorë, logjorë dhe shoqërorë.
Për të vendosur rend dhe ligj në tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, secili institucion shtetërorë dhe agjension autonom i shtetit duhet të veproi në bazë të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe aktit më të lartë i cili rregullon funksionimin e shtetit.
Po i numëroj provizionet kushtetuese të cilat janë alfa dhe omega e respektimit, promovimit dhe ruajtjes së kushtetutshmërisë së Kosovës:
Neni 1. Paragrafi 2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.
Neni 2. Paragrafi 2. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera…
Neni 3 [Barazia para Ligjit] 1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera e cila qeveriset në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të veta legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. 2. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.
Neni 43 [Liria e Tubimit] – Liria e tubimit paqësor është e garantuar. Secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.
Për më tepër në mes tjerash po sjelli një nen me rëndsëi të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Neni 2, i cili thot: Secili ka të drejtë për të gjitha të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këtë Deklaratë, pa asnjë dallim: race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, opinioni politik ose të tjetër, origjine kombëtare ose shoqërore, pasurie, vendlindje ose statusi tjetër. Për më tepër, nuk do të bëhet asnjë dallim në bazë të statusit politik, juridiksional ose ndërkombëtar të vendit ose territorit të cilit i përket një person, qoftë ai i pavarur, nën besueshmëri (protektorat), jo-vetëqeverisës ose nën ndonjë kufizim tjetër të sovranitetit.
Kushtetuta e Ksoovës poashtu më nenin 22 rregullohen të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike: (1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut; (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; (5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës; (8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Me Kushtetutën e saj Reublika e Kosovës merr obligim ndërkombëtarë që del nga ) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike. Poe nxjerr nenin 2 , i cili thot:
Çdo Shtet Palë e kësaj Konvente merr përsipër të respektojë dhe të sigurojë për të gjithë individët brenda territorit të saj dhe që i nënshtrohen juridiksionit të tij të drejtat e njohura në këtë Konventë, pa asnjë lloj dallimi, të tilla si: raca, ngjyra, seksi, gjuha, feja, opinioni politik ose ndonjë opinion tjetër, kombëtar ose origjina sociale, pasuria, lindja ose statusi tjetër.
Bazuar në të lartëpërmendurat, veprimet policore që ndërhynë në tubimin paqësorë të demonsturesëve në veri, hedhë vaj në zjarrë, për të ndihmuar portretizimin e Kosovës si shtet i cili abuzon të drejtat elementare të njeriut, të garantuara me Kushtetutë. Veprime këto që haptazi janë pjesë e diskursit tashmë të instaluar nga Presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili tashmë e ka përvijuar idenë se në Kosovë po thehen të drejtat e serbëve.
Qytetarët serb të Kosovës, kanë të drejtën ligjore dhe kushtetuese për tubim, për të shprehur mendimin e tyre politik. Kjo e drejtë ju garantohet, si qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës.
Është përgjegjësi Kushtetuese dhe ligjore e Qeverisë së Kosovës dhe komuniteti shumicë shqiptarë si bartës kryesorë i konsolidimit të shtetit është të bëjë të gjitha përpjekjet të integroj komunitetet jo shumicë, me theks të veçantë kur bëhet fjalë për komunitetin serb të Kosovës. Kjo është kauzë shtetërore dhe shoqërore me interes të veçantë.