“Premier League” në fundjavë uli siparin duke i lënë vend periudhës së bilanceve. Mediat angleze sot kanë raportuar për të ardhurat që klubet kanë fituar kryesisht nga e drejta televizive.

Në total 20 klubet pjesëmarrëse të sezonit 2017-2018 kanë grumbulluar 2.4 miliardë paund të ardhura, të cilat vijnë edhe nga komercialiteti i ligës.

Bie në sy se Manchester City, klubi që është shpallur kampion këtë sezon ka fituar më pas se Manchester United e cila renditet e para. “Djajtë e kuq” të drejtuar nga Mourinho kanë mbushur arkën me 149,767,145 milionë paund, ndërsa City me 149,438,654 milionë paund.

Në vendin e tretë dhe të katërt renditet Liverpool dhe Tottenham, të cilat kanë fituar respektivisht nga 145,904,609 milionë paund dhe 144,446,238 milionë paund.

Arsyeja përse United është skuadra që ka fituar më shumë ka të bëjë me faktin se në Britaninë e Madhe janë transmetuar dy ndeshje më shumë të ‘djajve’ në raport me City-n.

Më poshtë shifrat për secilën skuadër.

4C5AC36800000578-5740325-image-a-22_1526557831009

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb