Gazetarja e njohur amerikane e “CNN”, Brooke Baldwin, ka rezultuar pozitive me Koronavirus. Ka qenë vetë gazetarja e “CNN” ajo e cila ka bërë publik këtë lajm, me anë të një postimi në profilin e saj në Insagram.

Brooke Baldwin ka treguar edhe disa nga simptomat që po i jep virusi vdekjeprurës, por fatmirësisht ashtu siç pranon edhe vetë gazetarja shëndeti i saj deri më tani është mirë.

“Kam rezultuar pozitive me Koronavirus. Jam mirë. Gjithçka filloi pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe. Kam mbajtur distancën sociale dhe kam ndjekur çdo këshillë-por prapë më ra.

Jam e shëndetshme, nuk kam probleme të tjera shëndetësore. Ndihem si një ndër njerëzit me fat. Mezi po pres të kthehem në televizion”, ka shkruar ajo mes të tjerash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Brooke Baldwin (@brooke_baldwin) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb