SHBA

Travis Scott ka konfirmuar ribashkimin me Kylie Jenner gjatë daljes së tyre në “Big Apple”. Dyshja dhe vajza e tyre 3-vjeçare kaluan një natë familjare në 72-vjetorin e “Parsons Benefit” në Nju Jork, raporton “Daily Mail”.

23-vjeçarja dhe partneri i saj 30-vjeçar, pozuan për fotografët së bashku në tapetin e kuq.

Scott, e përfundoi fjalimin e tij në Parsons Benefit duke thënë: “Stormi, të dua dhe ty grua, të dua!”-ka thënë Travis.

“Travis dhe Kylie ishin shumë të ëmbël dhe të lezetshëm së bashku,” tha një burim. “Ata po mbanin duart me njëri-tjetrin dhe dukeshin plotësisht të dashuruar“.

Ata nuk po i ushtrojnë presion marrëdhënies së tyre. Shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duken shkëlqyeshëm. Të dy duan të jenë shumë të pranishëm në jetën e Stormit. Travis dhe Kylie kanë punuar shumë për të krijuar një situatë të shkëlqyer familjare”,- përfundoi burimi.

Ndërsa Kylie ka postuar këto foto në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb