Analisti Lorenc Vangjeli shprehet si Sali Berisha ashtu edhe Edi Rama janë të shqetësuar nga SPAK. Sipas tij, “armiqësia” e të dyve kundër SPAK është lajmi më i mirë për shqiptarët.

“Lajm i keq do të ishte nëse ata do të ishin të lumtur me veprimtarinë e SPAK, por janë në kontradiktë”, tha ai.

Lorenc Vangjeli: Unë mund t’ju them që në ka lajm të mirë në Shqipëri, është armiqësia e dy njerëzve më të pushtetshëm, Kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, ndaj SPAK-ut.

Lajm i keq do të ishte nëse ata do të ishin të lumtur me veprimtarinë e SPAK, por janë në kontradiktë.

Fakti që të dy janë të shqetësuar në mënyra të ndryshme për veprimtarinë e këtij institucioni është absolutisht lajmi më i mirë që kanë marrë shqiptarët në këto kohë”, tha Vangjeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb