TIRANË

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj, në një prononcim për mediat, ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri në kryeqytet.

Jaupaj theksoi se të dyja palët e përfshira në konflikt kanë qenë në të njëjtin lokal. Ai shtoi se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit, duke shtuar se i lënduari ndodhet për kurim tek Spitali i Traumës.

“Është plagosur një i ri dhe ndodhet në Spitalin e Traumës dhe po bën ekzaminimet e nevojshme. Është jashtë rrezikut për jetën, grupi hetimor po punon. Ka qenë një konflikt i çastit. Të dy personat kanë qenë në lokal dhe një person ka qëlluar me armë. Mendojmë se kemi një emër të autorit, por po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendoj se kemi të bëjmë me motive të dobëta”, tha Jaupaj.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “Balkanweb” se i plagosuri ka marrë një plumb në bark. Mësohet se 19-vjeçari ka qenë në tavolinë me një shok dhe ka pasur debat me një person, që ishte në tavolinë tjetër.

Debati më pas ka agravuar. Më tutje, janë nxjerrë armët, me të cilën është qëlluar 19-vjeçari. Të dyshuarit janë aktualisht në Komisariatin numër 2. Konflikti mendohet se ka qenë banal, mes dy grupe të rinjsh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb