Tirana do të ndeshet në javën e pestë të Superiores përballë Teutës në shtëpi. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, është shprehur se skuadra do të japë maksimumin pas startit jo të mirë të kampionatit.

Gjendja e ekipit? – Gjendja është e mirë, përveç Najdovskit që ka një dëmtim që pas ndeshjes me Kastritotin. Dhe Hysein vazhdon rikuperimin. Pjesa tjetër e ekipit është e gatshme.

Disa udhëzime si të veprosh? – Janë dy kundërshtarë që prisnin më shumë pikë këto katër javë. Sigurisht që Teuta ka ndryshuar një javë para dhe ne aty do të fokusohemi. Mendoj se është një kundërshtar që para dy vitesh ka dal kampionë dhe ka akoma lojtarë me petkun e kampionit. Është një ndeshje e vështirë dhe për shkak të asaj që thashë pak më parë, pritshmëritë e të dyja skuadrave që kërkonin më shumë pikë.

E prisnit këtë start nga Bylisi dhe Erzeni? – Janë skuadra që nga ajo që po japin në fushën e lojës dhe nga ajo që kanë marrë meritojnë respekt. Kanë seriozitet dhe e ja bëjnë shumë të vështirë çdo skuadre që kanë përpara.

Një fitore në 10 të fundit, përfshirë dhe miqësoret? – Miqësoret janë të rëndësishme, por gjithmonë pikësynimi është kampionati. Ka ikur pjesa e Europës dhe me të kanë ikur dhe lojtarët. Është një kapitull i mbyllur. Ajo që duam ne është që gjithmonë të bëjmë maksimumin. Të përmirësohemi dhe të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundshme.

E sheh situatë të ngjashme me vitin e shkuar? – Nga vjet sivjet janë situatë komplet ndryshe. Vjet po thuajse ishin të konsoliduar për dy muaj. Vjet në momentet e fundit na u largua Çelhaka. Për sa i përket r4ezultateve, futbolli i ka të tre rezultatet. Nuk mund të marrim gjithmonë tre pikët. Këto i marrim duke dhënë maksimumin. Është një rrugë e gjatë dhe ky është vetëm fillimi. Fillimi këtë vit është më i vështirë sepse skuadra është konsoliduar në moment të fundit.

Lojtarë që të zëvendësojë Seferin? – Vlerat e Taulantit dihen. Ne jemi konfiguruar tashmë dhe nuk mund të ndërhyjmë në merkato, pasi dhe mbyllja e saj nuk na lejon. Kemi kontingjent lojtarësh dhe i bashkëngjitet asaj që thashë pak më parë. Duhet pak kohë që ata që kanë ardhur të përshtaten me lojën, lojë të cilën ne e kemi ndryshuar plotësisht, për shkak të elementëve që ne kemi në gjirin tonë. Me këto lojtarë që janë pjesë e kontingjentit do të mundohemi që të gjejmë më të mirën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb