SPAK ka pushuar hetimin ndaj disa ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë. SPAK thotë se ka disa pasaktësi në deklarimin e pasurive, të cilat janë të natyrës administrative, por nuk janë kryer vepra penale.

Kësisoj, ata kanë kërkuar pushimin e çështjes për Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori. Ndërkohë, vijojnë hetimet për Bashkim Dedjan, Shkelzen Selimin, Admir Thanzen Fatos Lulon dhe Guxim Zenelaj

Kujtojmë se në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28 prill 2020 është regjistruar kallëzimi nr.91 i shtetasit Fran Dashi.
Kallëzuesi ka kallëzuar 20 subjekte, ish-gjyqtarë dhe prokurorë pranë gjykatave të shkallës së Parë, Apelit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6, 180, 181, 248, dhe 257/1 të Kodit Penal.

“Aleksandër Muskaj, ArtanZeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari, Tom Ndreca dhe Xhezahir Zaganjori, mund të kenë patur pasaktësi, që klasifikohen të natyrës administrative apo jo në përputhje me ligjin nr. 84/2016., por që nuk përmbajnë elementë të veprës penale, të deklarimit të rremë apo fshehjes së pasurive.

Kërkoi që:

Pushimin e çështjes penale nr. 137/2020 regjistruar për veprat penale të Refuzimi për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb