Afganët të cilët janë vendosur në bazën ushtarake në Kosovë rrezikojnë që t’u refuzohet hyrja në SHBA.

Sipas zyrtarëve amerikanë shkak për këtë dyshohet të jenë lidhjet e tyre me talebanët dhe grupet e tjera terroriste.

E përditshmja amerikane ‘Wall Street Journal’ , shkruan se më pak se 10 afganë janë shpallur të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, pasi zyrtarët amerikanë kanë gjetur informacion skualifikues gjatë procesit të verifikimit.

Ndërkohë rreth 90 individë janë ende të verifikohen në kampin Bondsteel, ndërsa pak janë shtetet të cilët kanë pranuar që të marrin individë afganë që iu lejohet hyrja në SHBA.

Por tashmë edhe kthimi i tyre në Afganistan , mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Më shumë se 100,000 afganëve që janë larguar nga Afganistani, pas përfundimit të misionit amerikan dhe marrjes së pushtetit nga talibanët, janë dërguar nëpër baza të ndryshime amerikane në botë për të kaluar nëpër verifikimet fillestare për siguri.

Rreth 200 prej tyre, disa prej të cilëve janë familjarë të individëve që u janë nënshtruar procedurave të rrepta të verifikimit, janë dërguar në Bondsteel për procedura tjera, pasi janë rritur shqetësimet për të kaluarën e tyre.

Disa prej zyrtarëve që po mbahen aty janë persona që kanë pasur pozita të larta në Qeverinë e kaluar afgane.

Inteligjenca amerikane, zyrtarë për kundër-zbulim dhe personeli i mbrojtjes në SHBA janë duke kryer verifikimin e këtyre personave, për të kuptuar nëse ata mund të vazhdojnë rrugëtimin në SHBA, ashtu siç ka ndodhur me disa.

Individët që po mbahen tani në Bondsteel janë teknikisht të lirë që të largohen apo të heqin dorë nga procesi i aplikimit për të hyrë në SHBA, mirëpo duhet të gjejnë ndonjë vend tjetër që i pranon, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Që nga dita e arritjes në territorin e Kosovës, pranë qytetit të Ferizajt , afganët vazhdojnë të jenë të mbyllur në dy kampe, kampin ushtarak amerikan Bondsteel dhe një kamp tjetër afër tij i njohur si kampi ndërtimor Bechtel-Enka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: