Një alpinist e përshkruan si “vdekje, shfarosje dhe kaos” atë që ndodh në majë të çatisë së botës, në malin Everest teksa alpinistët kalojnë kufoma rrugës për në samitin më të lartë.

Numri i vdekjeve u rrit në 11 ditët e fundit, pasi një mjek amerikan humbi jetën gjate zbritjes në kreshtën e malit, një tjetër alpinist australian u gjet pa ndjenja dhe mbijetoi pasi u transportua me urgjencë.

Aventurierja dhe regjizorja Elia Saikaly takoi Hillary Step, para se të arrinte në majë të Everestit mëngjesin e 23 majit ku tha se rrezet e diellit zbuluan një tjetër trup të pajetë alpinisti.

Nuk ka alternativë tjetër në atë lartësi por vetëm të ecësh përpara, ekipi i tij ka edhe Joyce Azzam, gruan e parë libaneze, e cila ia doli të ngjiste të shtatë samitet.

“Nuk mund ta besoj atë që pashë këtu lartë” shkruajti në Instagram Saikaly gjatë orëve të fundit që po tentonte ngjitjen. “Vdekje, shfarosje, kaos. Trupa pajetë nëpër shtigje dhe në tendat e kampit 4. Njerëzit që ishin me mua gjatë kthimit përfunduan të vdekur. U morën zvarrë përposhtë. Po ecja mbi kufoma. Çdo gjë që keni lexuar në titujt e lajmeve të gjitha u përjetuan në kampin tonë brenda një nate”.

Këtë vit sezoni i ngjitjes në malin Everest është më fatali i regjistruar ndonjëherë. I katërti për nga numrat e viktimave. Alpinistët ia vënë fatin motit të keq, alpinistëve pa përvojë dhe numrit shumë të madh të lejeve të lëshuara nga qeveria e Nepalit, ku bëhet shumë i qartë rregulli se çdo alpinist duhet të shoqërohet nga një Sherpa( një vendas me shumë eksperiencë në ngjitjen e malit Everest i cili të ndihmon me ngarkesat, bombulën e oksigjenit dhe çdo gjë tjetër që ke nevojë). Më shumë se 820 alpinistë ishin në majë të malit Everest këto ditë.

“Është thjesht e pamundur të shtrydhësh gjithë ata njerëz në shtigje super të rrezikshëm në të dy anët e malit në Tibet dhe Nepal” shkruan  Alan Arnette, një alpinist me përvojë të gjatë në website-in e tij.

Një fotografi e Nirmal Pujra me një numër shumë të madh alpinistësh u vë virale mëngjesin e 23 majit. Fotografia tregonte qindra alpinistë në radhë duke pritur për të pushtuar kulmin e Everestit madje disa duke pritur edhe 12 orë në kampet e tyre. Më shumë se 200 njerëz ia dolën të arrinin majën që është 8848 metra brenda ditës.

Chad Gaston, një tjetër alpinist i cili me sukses u ngjit në majë, e përshkroi si shumë të vështirë faktin që duhet të kalonte mbi kufoma rrugës. “Një burrë ishte mbështjelle me litarë si një mumje. Nuk reagonte, nuk e pashë kurrë të hapte sytë përsëri” shkruajti ai.

Pak më vonë ai pa një burrë që mbante me duar gjoksin e tij “Prita për një moment dhe ai nuk lëvizi. Më parë më tha se nuk po merrte dot frymë, mendova se maskën e oksigjenit e kishte në gjendje të mirë. Fytyrën e kishte të zbehtë dhe po dridhej. Dëgjova që kishte ndërruar jetë atë natë në mal”

Dhjetë humbën jetën muajin e kaluar ndërsa po ngjiteshin në malet e tjera Himalaje, numri në total i viktimave është afro 21 persona.

Një alpinist australian u gjet pa ndjenja në majë, ai u identifikua nga e dashura të martën e kaluar si Gilian Lee. Burri nga qyteti Canberra, e kishte herën e katërt që po tentonte të ngjiste majën e Everestit por pa përdorur maskën e oksigjenit nga ekipi nepalez, tha Mingma Sherpa, kryetari i shtatë samiteve.

Një helikopter e transportoi atë 1000 metra poshtë malit në një mjet të stacionuar rreth 5600 metra lartësi. Ai u dërgua në një spital në Katmandu ku është nën përkujdesjen e mjekëve.

Vdekjet kanë hapur një debat nëse duhet të hartohen ligje më të mira për tu ngjitur sidomos në pjesën e Nepalit ku këtë vit u lëshuan 381 leje.

Numri i njerëzve që duan të ngjisin Everestin ka “shpërthyer” vitet e fundit sidomos me alpinistë nga India dhe Kina. Shumë kompani kanë qenë në qendër të kritikave pasi kanë ulur kërkesat për klientët që të jenë për të qenë jo në formën e duhur fizike dhe pa asnjë eksperiencë në alpinizëm.

Arnette thotë se pritja e alpinistëve me orë të tëra në majën e mbingarkuar, dhe presioni në pajisjet e oksigjenit janë për shkaktarët e vdekjes të 5 personave nga 21 në total për këtë sezon. Të tjerët vdiqën si rezultat e trajnimit të dobët fizik, mungesës së eksperiencës, sëmundjeve të ndryshme dhe mos dhënies së ndihmës së specializuar nga guidat.

“Më shumë vdekjet u shkaktuan nga pakujdesia e alpinistëve” tha Sherpa. “Qeveria duhet të sigurohet që alpinistët të kenë eksperiencën e duhur para se të tentojnë ngjitjen në Everest”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: