Stefano Pioli feston me të drejt për këtë sukses në Champions, një biletë për në fazën çerekfinale do të thotë shumë: E meritonim kualifikimin për atë që dhamë në të dy sfidat. Milan duhet t’i hedh hapat një e nga një, fillimisht ishte e rëndësishme të kalonim fazën e grupeve, ndërsa tani ndodhemi mes tetë ekipeve më të mira në Evropë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim shortin, shpresoj të mos përballem me ekipe italiane.

Ëndrrat e mia? Ne duhet të shfrytëzojmë këtë entuziazëm. Më pëlqen të mendoj që në futboll asgjë nuk është e pamundur, por sigurisht tani gjërat ndërlikohen pasi në lojë kanë mbetur tetë ekipet më të forta në Evropë”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.
Antonio Conte nuk e bën dramë eliminimin nga Champions, përkundrazi e sheh si një hap përpara: “Unë jam këto prej 14 muajsh, një vit më parë u eliminuam nga faza e grupeve në Conferencë League, ndërsa këtë vit bëmë një hap përpara, fituam grupet e Champions, ndërsa në 1/8 u përballëm me kampionët e Italisë, ndërsa ne nuk fitojmë asgjë prej shumë vitesh”, theksoi Conte duke i ndalur në fund tek e ardhmja e tij aq shumë e përfolur këtë periudhë:
“Unë do të vazhdoj të punoj, do të respektoj kontratën time me Tottenham, në fund të sezonit do të bëjmë bilancet, gjithnjë nëse nuk më shkarkojnë më herët”.
(BalkanWeb)