Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar në lidhje me postimin e bërë në llogarinë e tij në Instagram ku dukej krah një vajze, e cila u dyshua si e dashura e re e reperit. Reperi publikoi dje një video në Instastory ku shihet në makinë me një vajzë identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar pasi e ka mbuluar portretin e saj me një emoji. Nisur nga fakti që ai vendosi të fshehë identitetin e saj, u aludua se vajza në fjalë e cila është modelja me emrin Megi, është e dashura e tij.

Por, gjatë ditës së sotme reperi ka hedhur poshtë dyshimet përmes një tjetër postimi në profilin e tij në Instagram, ku shprehet se nuk është i lidhur me vajzën me të cilën postoi videon, por “është i lidhur me shumë femra.” Stresi e mbylli videon duke përshëndetur të gjitha ish të dashurat e tij.

“Kam parë shumë spekulime, shumë fjalë shumë media rozë duke shkruar për atë videon që kam hedhur unë dje. Desha t’ju them që unë nuk jam i lidhur me askënd as me vajzën në fjalë që keni parë te video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që ti heqim këto aludimet. Çdokush e bën jetn personale siç do vetë, edhe të fala të gjitha ex-ave të mia, edhe këto që kam do t’ju çoj të fala vitin tjetër. Kështu që mos të spekulojmë më që “është kjo, është ajo.”- shprehet Stresi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dyshimet për lidhje u shtuan akoma më shumë kur reperi publikoi një status ku fliste për të shkuarën dhe të tashmë si një referencë për martesën e tij me Keisin.

“Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruante ai.

Megi, vajza që u shfaq në makinë me reperin, është një modele e njohur e cila ka marrë pjesë në disa videoklipe. Mes tyre edhe te ai i Stresit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Keisi, në lidhje me fotot e saj që qarkulluan krah një djali misterioz.

Në fotot e siguruara nga “Panorama Plus”, Kejsi dhe djali misterioz janë ulur pranë njëri-tjetrit duke pirë alkool, madje në një moment, Keisi shfaqet duke e ledhatuar në mjekër, ndërsa të dy buzëqeshin para kamerës.

Keisi ka shkruar në Instagram se personi në fjalë është thjesht mik i saj.

“Ditën që do të jem në një lidhje dashurie do t’ju njoftoj të gjithëve, kështu që ju lutem relaksohuni.

Gjithashtu lëreni djalin rehat se ai po mendon se ju jeni të çmendur. Në të vërtetë ju njerëz keni nevojë që të keni një ambicie, potencialisht një punë…dhe të ndaloni së marri me mua. Unë po jetoj jetën time dhe jam e lumtur kështu që largohuni tani.”- shkroi ndër të tjera Keisi./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: