SHBA- Prej tre vitesh, kanceri i cili po i merrte vitet më të mira të jetës po përparonte. Liza Heaton 25 vjeç, mjekët i dhanë një lajm të trishtë, asaj i mbetej vetëm një muaj jetë. E tronditur Liza pa drejt të fejuarit Wyatt dhe i tha menjëherë se dëshira e tyre për tu martuar, tashmë merrte fund.

Por ai nuk u dorëzua, vrapoi drejt shtëpisë së tij, mori unazën e nënës së ndarë nga jeta disa vite më parë dhe u paraqit në derën e shtëpisë së Liza, duke i thënë “Do martohemi brenda dy ditësh”.

I riu gjeti mbështetjen e të afërmve të cilët erdhën në kohë rekord në Shreveport, të Louisiana (SHBA), për të celebruar dashurinë e tyre. Ceremonia martesore u zhvillua në buzë të lumit, Liza dhe Wyatt shkëmbyen betimet e martesës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: