E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, e fundit për 2019, gazetarja Rudina Xhunga u shpreh se shqiptarët po mbyllin sot një fund vit të vështirë, por me 2020 hyjmë në një 10 vjecar të ri, i cili gjithashtu do të rezervojnë plot ngjarje.

“Kaluam një vit të vështirë, një vit që ikën ka plot ngjarje. Ka mes tyre të bukura por edhe të vëshira.
Kemi kaluar gjithë këto, ajo që vë re, shohim me lupë të këqiat dhe mangësitë, po nuk shohim se jetojmë në një mënyrë të re, dhe nuk duhet të themi kemi ndryshuar për keq, jo kemi ndryshuar në mënyrën tonë. Na pret një dhjetëvjecar i ri, uroj të hyjmë me këmbën e mbarë. Ajo që do uroja, është t’i themi vetes, dakord iku një fundvit i trishtuar, ne që s’na preku themi kaloi, por jo ka plot banorë që janë prekur. Megjithatë duhet t’i themi vetes, shpëtuam, jemi gjallë le të festojmë me të gjallët e të kujtojmë ata që ikën. Të festojmë për jetën. Të themi një Gëzuar, për t’i thënë njerëzve përballë: Faleminderit që jeni. Ndaj sot le të themi një Gëzuar për një vit që lamë e një 10 vjecar ku do hymë.” u shpreh Xhunga ndërsa një urim të vecantë rezervoi për mjekët dhe mësuesit.

“Mjekët dua t’i uroj për vitin tjetër, të mos e lënë Shqipërinë. I dua mjekët e këtij vendi, kam një simpati për bluzat e bardha. Ky vend ka nevojë për mjekët, por jo më pak se mësuesit. Uroj të jetë viti i arsimit, i kthimi te libri, te dija. Një shembull na dha ky vit, përmes Lulejta Bozos. Uroj të jetë ajo njeriu i vitit. Ne kemi nevojë për profesionistët.” – u shpreh më tej Xhunga, ndërsa nuk la pa komentuar edhe situatën politike në vend.

“Politika do jetë më pak e vështirë, duket sikur pikat janë vënë mbi , reforma në drejtësi ka mbaruar, SPAK është krijuar dhe Shqipërinë e pret një vit i qartë. Nuk besoj do ketë protesta e bojkote, do kemi më shumë ngjarje që do të impaktojnë politikën, do të kemi energji pozitive mendoj. Mendoj njerëz të tjerë do hyjnë në politikë, mirëpresim ndryshime në jetën politike e shoqërore të këtij vendi. Na pret një vit ku duhet të jemi gati. Jam e sigurt që 2020 do të jetë një vit me ngjarje. Ky vit gjithashtu pati ngjarje, ishte vit i tërmetit dhe turizmit, ishin strukturat e turizmit që i hapën dyert banorëve të prekur nga tërmeti. E ardhmja që na pret është e ardhmja e turizmit. Duke i shërbyer turizmit i shërbejmë vetes dhe të Shqipërisë. “ u shpreh Xhunga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb