Futbollistët janë në kulmin e formës së tyre dhe mirëmbajtjes fizike në periudhën kur janë në aktivitet, por në ditët e sotme janë të paktë ish-yjet e futbollit që e kanë lënë veten pas dore. Madje ka edhe disa prej atyre që duken edhe më në formë e më muskulozë gjatë periudhës që po shijojnë pensionin e tyre, me “The Sun” që ka listuar një renditje të ikonave më “fit” për momentin. Dhe duke parë fotot e tyre, ndoshta ka qëlluar në shenjë.

RIO FERDINAND – Ishkapiteni i Mançester Junajtidit ishte një mbrojtës i kulturuar, që dinte të luante topin, veçanërisht kur krahasohej me partnerin e tij më jetëgjatë, të egrin Nemanja Vidiç.

Ferdinand
Ferdinand

 

Megjithatë, Ferdinand nuk ishte i ngadaltë në një betejë fizike dhe pas një karriere mahnitëse 20-vjeçare, gjatë së cilës fitoi 15 trofe, ai e ka dyfishuar atë masë muskulore të fizikut të tij.Muskujt e 43- vjeçarit shpesh mund të shihen të fryrë edhe nën kostumin e detyrueshëm me të cilin ai prezantohet në ekran, gjatë analizave të ndeshjeve dhe turneve të ndryshëm. Madje, shumë kolegë të tij i lakmojnë muskujt dhe fizikun e kuruar të gjigantit anglez.

Dhe sa për kuriozitet, pasi vari këpucët në gozhdë, Ferdinand ishte i bindur për të provuar edhe një aventurë si boksier, pasi iu fut me shumë zell palestrës dhe mësimeve të boksit.

Por ndoshta, kur gjakftohtësia e ka pushtuar, ai vendosi që të braktiste idenë e një ndeshjeje me një profesionist, duke parë edhe moshën e tij që po avanconte.

PATRIS EVRA – Shok skuadre me Ferdinandin, por pasi veshi edhe bluzat e Juventusit e Monakos, trofetë e karrierës së tij ishin 21, të cilat i mjaftuan që të dilte në pension në vitin 2019.

 

Aktualisht edhe ai është një komentator-analist, por mbi të gjitha, ai është shumë aktiv në “Instagram”, me morinë e videove motivuese dhe satirike, shpesh nën markën personale: “I love this game”.

 

Evra
Evra

 

Gjithsesi, edhe Evra nuk është thjesht një folës shumë i mirë në televizion e në rrjetet sociale, por edhe një person që kujdeset shumë për fizikun, siç dëshmojnë edhe fotot muskuloze që shpërndan shpesh në rrjetet sociale.

 

DEJVID BEKHAM – Ndoshta futbollisti më i fiksuar me kurimin e pamjes së tij në dy dekadat e fundit.

 

Madje, të qenit shumë i pashëm bëri që Bekham të grumbullonte një mori me sponsorë jo vetëm gjatë karrierës sportive, por ato u shtuan pasi ai vendosi të tërhiqet në vitin 2018, duke marrë pjesë në shumë sfilata modelingu si dhe imazh i disa prej kompanive më gjigante në botë.

 

Bekham
Bekham

Dhe normalisht që të jesh imazhi i markave të mëdha të detyron që të jesh në formë perfekte edhe sot, madje Bekham aktualisht duket më i dobët sesa kur luante në fushë, ndërkohë që trupit të tij përveç muskujve çdo ditë i shtohen edhe tatuazhet që pothuajse e kanë mbuluar atë.

 

PAOLO MALDINI – Absolutisht një ndër mbrojtësit më të fortë të të gjitha kohërave dhe nuk ka dyshime për këtë. Por teksa e sheh tani dhe të mendosh se pasaporta e tij thotë 54 vjeç, pakkush do ta besonte atë.

 

Përveç se pamja duket se ka qenë po e njëjta e më shumë se një dekade më parë, kur ishte ende futbollist, ajo që bie në sy është fiziku perfekt për moshën e tij.

 

Maldini
Maldini

 

Te Milani është një shembull për gjithçka ka bërë në karrierë, por ndoshta duhet të jetë edhe për mënyrën se si mirëmbahet një trup perfekt me kalimin e viteve. Thjesht një djalosh ende i ri, simpatik, 54-vjeçar…

 

KLARENS SEDORF – Rio Ferdinand kishte të drejtë kur në një intervistë të tijën e listoi holandezin në 11-shen më të mirë të të gjitha kohërave për Ligën e Kampioneve, por akoma më shumë kur e etiketoi Sedorfin si “një prej lojtarëve më të nënvlerësuar të brezit tonë”.

 

Dhe me të drejtë, sepse kur mendon se me çfarë skuadrash ka luajtur dhe faktin se ka rekordin e të fituarit Champions-in me tri ekipe të ndryshme (Ajaks, Real Madrid dhe Milan), është absurde të mos listosh Sedorfin në elitën e legjendave të futbollit.

 

Saaa
Saaa

Madje, mjafton ta shohësh sot seriozitetin me të cilin ai vazhdon të mirëmbajë trupin e tij, duke qenë aktiv në rrjetet sociale me 1.4 milionë ndjekësit e tij, edhe për dhënien e këshillave se si të mirëmbash dhe të kesh një fizik perfekt si i holandezit.

 

ZE ROBERTO – Ndërkohë që disa futbollistë humbasin formën e tyre pas daljes në pension, disa arrijnë të ndryshojnë aq shumë fizikun e tyre, sa në moshën 48-vjeçare të kenë kurajën që t’i futen edhe “bodybuilding”-ut.

 

E gjithë kjo etiketohet te Ze Roberto, ishlojtari i Bajernit dhe i Realit, i cili në vitin 2020 bëri një paraqitje perfekte në kampionatin botëror të trupave më të skulpturuar nga muskujt.

 

Rrrrr
Rrrrr

 

ANTONIO KONTE – Emri i tij përkthehet: seriozitet në stërvitje dhe anë taktike kirurgjikale. Për një gjeneral si ai, forma fizike është parësore, forca për të nisur dhe çuar deri në fund një sezon sportiv, siç ka treguar edhe gjatë karrierës së tij si futbollist në radhët e Juventusit.

 

Madje, nëse nuk do të ishte në formë fizike, nuk do të kishte pasur kurrë guximin që t’i rebelohej edhe më ashpër Tuhelit në skenën finale të derbit në “Stamford Bridge” fundjavën që lamë pas, sepse realisht, ashtu si Maldini, edhe 53- vjeçari Konte ka një fizik për t’u pasur zili në moshën e tij.

 

Konte
Konte

 

ZINEDIN ZIDAN – Historia ka parë pak si ai që ta godasin me këmbë topin apo edhe me kokë në gjoks një kundërshtar kur nervozohet… Gjithsesi, lënë mënjanë shakatë, “Zizu” është një tjetër nga legjendat e futbollit që është i fiksuar pas formës fizike.

 

Në vitet që trajnonte Realin, shpeshherë ai e kryente së bashku me lojtarët të gjithë seancën që urdhëronte në palestër dhe në fushë.

 

Zidan
Zidan

 

Madje, francezit as tri Champions-e radhazi me Realin e Madridit si trajner, nuk ia kanë venitur dëshirën për të vënë pak bark, përkundrazi, stërvitja e përditshme është e padiskutueshme për 50-vjeçarin.

 

DAVID ZHINOLA – I fundit në listë, por jo më pak i rëndësishmi. Përkundrazi, ishanësori francez i Totenhemit dhe PSG-së, i cili u tërhoq në vitin 2003 dhe ndërkohë në 2016-ën pësoi një atak kardiak gjatë një ndeshjeje bamirësie, vendosi që ta sfidonte vdekjen me palestrën.

Zhinola
Zhinola

Aq sa, në vitin 2021, në një “reality show” në Francë, ai mahniti të gjithë me pamjen e tij trupore, ndonëse në kokë flokët sa vinë e i rrallohen.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: