Në Itali, Kristjan Asllani është një nga emrat më të lakuar, brenda pak kohësh, bëri për vetë disa nga klubet më të mëdha në Serie A.

Emri i Asllanit lidhjet shpesh me çdo skuadër që kërkon një mesfushor, Inter e sheh si zëvendësuesin e Brozovic, Lazio e sheh si zëvendësuesin e Lucas Leiva ndërsa Spalletti ka dhënë bekimin e tij për të negociuar me Empolin.

Asllani
Asllani

Jo vetëm në Itali, sipas Calciomercato.it, emri i Asllanin ka përfunduar edhe në Premier League ku dy klube, Leicester dhe West Ham po monitorojnë nga pranë situatën, të gatshëm të investojnë 10-12 milionë euro për të siguruar kartonin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb