Nedim Bajrami është një realitet i prekshëm në Serie A, një nga lojtarët më të mirë në qarkullim në moshën e tij, ditëlindja 1999. Roli i tij, si trekuartist, potenciali që ka shfaqur në këtë sezon në elitë, ka bërë që për Bajramin të interesohen pjesa më e madhe e klube në Serie A.

Nga Juve, te Inter e Milan, për të kaluar te Napoli dhe shumë klube të tjera, kush më shumë e kush më pak, të gjitha kanë shfaqur interesim për futbollistin kuqezi. Lista e klubeve të interesuara nuk përfundon këtu pasi për Bajramin, sipas La Repubblica, në garë janë futur edhe Verona, Lazio e Fiorentina.

Asllani
Asllani

Sigurisht futja e Lazio e negociata, i jep përparësi ekipit kryeqytetas pasi ndikimi i Igli Tares te futbollistët shqiptar është shumë i madh. Lazio gjithashtu do të ishte një hap përpara në karrierën e Bajramit.

Sipas të përditshmes italiane, ideja e presidentit të Empolit është e qartë, fillimisht kërkon të sigurojë matematikisht prezencën në Serie A edhe për sezonin e ri, më pas do të dëgjoj me kujdes të gjithë ofertat që do të vijnë për Bajramin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb