Nuk po shkëlqen në këtë rikthim të tij në Londër, por kjo ka pak rëndësi për trajnerin Tuchel dhe stafin drejtues të Chelsea. Blutë janë të bindur në potencialin e Armando Brojës, për këtë arsye vijojnë të refuzojnë në mënyrë konstante çdo ofertë që vjen në drejtim të sulmuesit kuqezi.

Nga Chelsea këtë merkato vere u largua Romelu Lukaku ndërsa të njëjtin fat pritet të kenë edhe dy sulmuesit e tjerë Timo Werner dhe Hakim Ziyech. Sulmuesi gjerman kërkon të rikthehet te Laipzig ndërsa Ziyech po ushtron presion për tu transferuar te Milan.

Në këto kushte, Tuchel ka vendosur të mbajë Brojën në skuadër për ti dhënë një shans. Për Brojën këtë periudhë janë interesuar klube si West Ham, Everton, Napoli por dhe Real Madrid. Sigurisht situata mund të ndryshojë sërish, por edhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Londër, të paktën këtë sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: