Ndryshe nga vitet e fundit, këtë sezon Asllani ka pasur më shumë se një rast për të vërtetuar se është ai pasuesin natyral i Calhanoglu, por pavarësisht disa shkëndijave pozitive, Asllani nuk ka bindur plotësisht. Shpesh herë, Inzaghi është detyruar të bëjë lëvizje jo natyrale duke ulur në stol Asllanin, edhe në ato raste kur Calhanoglu nuk ka qenë i disponueshëm. Kjo situatë ka bërë që mediat italiane të flasin me bindje se në fund të këtij sezoni mesfushori kuqezi do të largohet nga Milano.
Asllani ka një kontratë me Inter deri në 2028, e sapo rinovuar, por ky fakt nuk ndryshon asgjë, pasi së fundmi zikaltërit siguruan shërbimet e Susic, me mesfushorin kroat që ka një rol të ngjashëm me Asllanin. Prej javësh flitet për një interesim të Bologna-s për Asllanin, në këtë pikë edhe Inter do të ishte dakord të futej në negociata pasi Inzaghi pëlqen shumë një lojtar të Bologna-s, sulmuesin Castro.

Kartoni i Asllanit vlerësohet me 20 milionë euro, ndërsa Castro 10 milionë më shumë. Inter është gati të ofrojë kartonin e Asllanit dhe para kesh për të arritur te Castro, pasi sulmuesi argjentinas shihet si e ardhmja e ofensivës zikaltër. Asllani për Bologna-n një profil ideal, jo vetëm në fushë, por edhe për arkën e klubit pasi mesfushori përfiton tek Inter 800 mijë euro në sezon. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund të këtij sezoni, pasi për Asllanin interesohen edhe shumë klube të tjera në Serie A.