Carlo Ancelotti nuk i gëzohet faktin që arriti të kalojë grupin, nuk ishte ky objektivi i tyre, nuk i intereson as këtë do të ketë përballë në fazën me eliminim direkt, Reali i tij kërkon ti shkojnë deri në fund këtij turneu: “Gjëja më e rëndësishme ishte të kalonim si kokë grupi, nuk jam aspak i shqetësuar për shortin. Objektivi jonë është të fitojmë këtë kupë, jo të kalonim grupin. Në këtë ndeshje nuk ishte e rëndësishme të bënim gjëra të jashtëzakonshme, e kontrolluam mirë ndeshjen, mbi të gjitha pasi kaluam në avantazh. Inter është një skuadër e fortë, e vendosur mirë në fushë, por djemtë bënë mirë”, u shpreh Ancelotti në përfundim të ndeshjes.

Kross
Kross

Simone Inzaghi nuk e fsheh zhgënjimin për këtë humbje të pësuar në Madrid: “Na vjen keq, mbi të gjitha për atë pjesë të parë të luajtur me personalitet. Krijuam disa raste por ulëm ritmin pas golit të pësuar. Barella? Bëri një gabim të madh, por është një lojtar inteligjent dhe i kërkojë falje stafit dhe shokëve”, theksoi ndër të tjera Simone Inzaghi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb