Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka shkruar për kryenegociatorin e Shqipërisë me BE, Zef Mazin duke i bërë të ditur qëndrimin e opozitës për integrimin.

Shehu vlerëson Mazin kur thotë se Shqipëria s’ka ende një datë për negociatat, si dhe kjo nuk vjen nga ‘shqiptarofobia e Be’.

Po ashtu Shehu me Mazin bashkohet në pikën kur ky i fundit thotë se ‘’Të flasim të gjithë me një zë pro avancimit të integrimit të Shqipërisë në BE’’.

Nga ana tjetër ai deklaron se për opozitën ka vetëm një opsion për shqiptarët, integrimi në BE, kurse për Rama përdor plan A dhe B, dhe ai është pengesa e vetme.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Miqesisht per cfare tha miku im Zef Mazi!

Sot ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Integrimit Z.Mazi tha nje te vertete per procesin tone te integrimit:

“Se akoma nuk ka nje date per Konferencen Nderqeveritare” (pra per hapjen e negociatave) dhe se per kete “Topi mbetet ne porten tone”.

Jam krejt dakort me te dyja keto:

1-Ndryshe nga propaganda qeveritare e verteta thote se ne akoma nuk kemi nje date per hapjen e negociatave, duke u larguar keshtu edhe nga Maqedonia e Veriut.

2-Kjo, edhe sipas tij, nuk vjen nga “shqiptarofobia e BE”, sic kerkon te deduktoje Rama me qellime keqdashese, por nga mos realizimi i detyrave ne permbushje te Standarteve, qe tashme jane bere mbi 15 dhe qe duhet te realizohen nga Qeverija.

Me tej Z.Mazi shton:

“Duhet te flasim te gjithe me nje ze pro avancimit te integrimit te Shqiperise ne BE”.

Jam krejt dakort dhe ne kete pike duke dashur te evidentoj se:

1.PD e opozita e sotme e ka shprehur qartesisht se opsioni i vetem per shqiptaret eshte integrimi ne BE, kemi bere e bejme te gjitha perpjekjet tona per ta transmetuar kete mesazh sa me fort ne te gjithe “Hapesiren Europiane e Perendimore”. Kurdohere ne pushtet prej 1992 u beme promotori i te gjitha hapave historike te afrimit te Shqiperise me BE e NATO.

  1. Rama eshte problemi e pengesa dhe per kete ceshtje, kjo Rilindje ne opozite dje e tashti prej 8 vitesh ne qeverisje.

Eshte Rama qe flet per “plan A ose B”, qe insulton familjen europiane e Perendimore, qe dergon mesazhe te qarta politke penguese per integrimin, etj, pervec mos realizimit te detyrimeve prej 15 pikave

Kjo eshte e verteta qe besoj se ka dashur te deduktoje edhe Z.Mazi, e vertete qe tashme shpejt do te ndryshoje me voten e shqiptareve, ndryshe 15 kushtet do te beheshin 115.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb