Presidenti Ilir Meta, ka thënë gjatë një emisioni televiziv se do të japë kontributin e tij në politikë, duke qenë tepër aktiv.

Ai ka thënë se vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës, e Meta do të bëj pikërisht këtë gjë.

“Sigurisht që vendi ka nevojë për fuqizimin e opozitës, dhe unë do të jem pikërisht në këtë angazhim.

Mendoj që problemi kryesor që ka sot vendi është rikthimi i sovranitetit të popullit ndaj politikës dhe institucioneve. Kjo është edhe detyra ime 30 vitet e ardhshme.
Deri tani prioriteti im kryesor ka qenë integrimi europian dhe kam thënë që për hir të integrimit kemi cenuar sovranitetin. Por kjo jo vetëm që sovranitetin e ka cenuar por edhe integrimin nuk e ka përshpejtuar. Tani në 30 vitet që vijnë do forcojmë më shumë sovranitetin”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb